Arifi: Tetova po vaksinohet! (FOTO)

Advertisment
HTML Image as link

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi nëpërmjet një publikimi në facebook ka informuar për procesin e vaksinimit masiv që sot filloi në Tetovë, informon portali “tetova1”.

Filloi vaksinimi i banorëve të rajonit të Tetovës dhe Pollogut në sallën e shkollës së mesme të mjekësisë.

Reklame

Gjithçka shkon sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

Një falënderim i madh për mjekët, personelin shëndetësor, studentët e mjekësisë, policinë dhe armatën për përkushtimin dhe punën e palodhshme!

Apeloj që të gjithë pa përjashtim të paraqitemi për vaksinim, që të mundemi sa më shpejtë t’i kthehemi normalitetit dhe ta mposhtim këtë pandeminë e #covdi19!

Paraqitu edhe Ti: www.vakcinacija.mk