Arinjtë nga Mali Sharr kanë filluar të vijnë më afër Tetovës (FOTO)

Advertisment

Arinjtë nga Mali Sharr kanë filluar të vijnë më afër Tetovës. Ndërsa, para pak kohe, kanë shëtitur në vendin e njohur për piknik, Banjiçe, e disa tetovarë e kanë incizuar një ari duke u ushqyer pa u shqetësuar fare.

Nuk ka qenë aspak agresiv dhe shpejtë është fshehur në pyllin e dendur rreth rrugës. Vendi ku është parë ariu është vetëm 3, 4 kilometra vijë ajrore nga Tetova. Kjo nuk është hera e parë arinjtë e Malit Sharrit të zbresin afër vendbanimeve. Rast i këtillë është parë më shumë herë edhe në fshatin Dobroshtë të Tetovës, njofton SDK.

Reklame

Arinjtë në Maqedoni, me Ligjin për gjueti nga viti 1996, si kafshë e egër e rrallë janë futur nën mbrojtje dhe gjuetia e tyre nuk lejohet.

Në Dobrosht ekziston edhe shoqata ‘Sharri Bear; qëllimi i të cilës është t’i ndihmojnë kësaj kafshe të e gër të rrallë e të mbrojtur të mbijetojë në Malin Sharr./Portalb