Ariu zbret në këtë lagje të Prizrenit, dëmton dele e pula

43

Ariu problematik i Prizrenit vazhdon të shkaktoi panik tek qytetarët e Prizrenit por njëkohësisht edhe dëme.

Ai, mbrëmë ka zbritur në lagjen “Tusuz” të Prizrenit dhe ka mb.ytur disa dele dhe pula.

Banorët e kësaj lagjeje, thonë se ndjehen të frikësuar nga ariu.

“Ka bërë dë.me më shumë në pula”, tregojnë ata për “PrizrenPress”.

Përveç në “Tusuz”, ariu mbrëmë për të dytën herë ka su.lmuar edhe një fermë, e cila ndodhet në afërsi të ish-fabrikës “Farmakos” në Prizren.

Hysen Rrapi tregon se ari mbrëmë ia ka mb.ytu dele.

Reporteri.net ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli, por ai thotë se rasti në fjalë nuk është raportuar në polici.

“E pash si lajm në mediat lokale të Prizrenit, por ky rast nuk është lajmëruar në polici. Pra nuk e dihet sa dëme ka shkaktuar”, ka pohuar Osmanolli për Reporteri.net.

Ariu i Prizrenit është bërë temë e “debatit” në këtë qytet pasi në disa raste ka mb.ytur dele, çka qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Qytetarët presin që institucionet të marri një vendim për të zgjidhur këtë çështje.

Kujtojmë se zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi apra ca ditësh ka deklaruar për mediat se arusha në Prizren nuk do të vr,itet.