Advertisment
Pandemia e koronavirus i njohur ndryshe si COVID 19 ka bërë që televizionet të marrin masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit.
Zonë e Lirë nga Arjan Çani në TV Klan, episodin e kësaj të Premte ka patur një situatë të pazakontë.
Reklame
Moderatori i formatit është shfaqur me maskë fillimisht në ekran, të cilin e ka hedhur më pas poshtë. Ndërkaq ndryshe nga herët e tjera, Arjan Çani duket se ka probleme me zërin, pasi dëgjohet si tepër i ngjirrur.
Në studio gjithashtu ka shumë pak të pranishëm, duke mos patur prezencën e asnjë publiku.