Arjan Çani vë Ardi Daullxhiun të lexojë fjalimin e deputetes që la “nam” në Kuvend

85

Këtë javë është përfolur shumë në rrjetet sociale një fjalim i deputetes, Majlinda Halilaj e cila zëvendësoi Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ai vendosi të dorëzojë mandatin.

Gazetari Arian Çani dhe regjisori i tij, Ledio, vendosën që mbrëmjen e së premtes të bënin edhe një provë se kush e lexonte më mirë të njëjtin fjalim, Ardi Daullxhiu apo Deputetja e Kuvendit.

Sipas Çanit dhe Ledios, Daullxhiu lexoi shumë mirë si për herë të parë. Megjithatë, drejtuesi i “Zonë e Lirë”, e ftoi Halilajn në emision për të sqaruar të gjithë situatën.

Arian Çani: Ë Ledio, si të doli testi vëlla? Lexon më mirë Ardi apo ajo, Majlinda?

Ledio: Ardi, si me të parën, nuk ishte keq, ishte shumë mirë.