Arjan Curri nuk kursen komplimentet ndaj Grida Dumës: Je shumë…(VIDEO)

Advertisment

Gjithmonë jemi mësuar të shikojmë politologun Arjan Curri pranë moderatorit Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, për të komentuar aktualitetin politik dhe jo vetëm.

Por sonte Curri nuk ka qenë në studion e “Zonë e Lirë”, por në një studio paralele, kjo për shkak të rregullave të pandemisë që ndalon praninë e më shumë se 2 të ftuarve në studiot televizive.

Reklame

Prezente në studio me Arian Çanin është politikania Grida Duma. Arjan Curri nuk hezitoi t’i bënte komplimente Gridës, duke iu drejtuar se një zonjë nuk mund të lihet e vetme në një studio paralele. Dhe për këtë arsye, Curri thotë se “u vetësakrifikua”.

Arian Çani: Jam në studio me Grida Dumën. Me siguri një publik që sheh tani thotë me vete ‘mos, Grida i ka zënë vendin Currit’.