Arjanit Hoxha: ASH nuk arriti ta fitojë BDl në, tani krenohet se është ‘baba i opozitës’

Advertisment

Sekretari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, në kolumnën e tij për gazetën KOHA që botohet e plotë në numrin e nesërm të gazetës tonë, mes tjerash e ka quajtur të panatyrshëm koalicionin e partive shqiptare ASH dhe Alternativa. Sipas tij, ky koalicion nuk e solli ndryshimin e premtuar dhe tani humbjen e zgjedhjeve nga BDI, e kompensojnë duke u krenuar se janë bërë “baba” i opozitës.

Ndoshta koalicionimet e panatyrshme, megjithëse arritën të fitojnë një numër të konsiderueshëm deputetësh, ato nuk arritën që të sjellin ndryshimin e premtuar dhe tani pas zgjedhjeve – në sytë e votuesve shqiptarë po rikthehet fotografia e së kaluarës se BDI vazhdimisht fiton, ndërsa partia pas BDI-së mbetet e kënaqur me faktin se është opozita e vetme.

Reklame

Besoj na kujtohet të gjithëve thëniet ‘zgjedhjet i humbëm, por baba i opozitës dihet kush është’, dhe kur e sheh formën e mos mbajtjes së përgjegjësisë për atë se ASH nuk arriti të fitojë BDI-në, menjëherë rikthehet pikërisht ky moment se jo çdoherë betejat po bëhen për të fituar, por me rëndësi për disa politikanë ka qenë të jenë të dytë”, thotë mes tjerash Hoxha në kolumnën e tij të nesërme për gazetën KOHA.