Arjanit Hoxha: Besa do ndryshimin ,koalicioni ASH – AA duan vetëm pushtetin

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha i është përgjigjur kërkesës së ASH-së që të përfaqësohet me një anëtarë të partisë së tyre në përbërjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Kjo kërkesë sipas Arben Taravarit vjen pasi LSDM është në koalicion me Lëvizjen Besa dhe krahas anëtarit të BDI-së duhet të ketë edhe përfaqësues të partisë më të madhe opozitare shqiptare, pra të Aleancës për Shqiptarët.

“Të kërkosh diçka nuk është mëkat, por të kërkosh diçka që nuk të takon me ligj është tinzakëri. Të udhëheqësh institucion dhe mos i njohësh ligjet qartë dëshmon se nuk dallon asgjë nga ata të tjerët të cilët deklarativisht dëshiron t’i ndryshosh a në fakt po duket se vetëm dëshiron t’i zavendësosh” theksoi Hoxha.

Reklame

Sipas tij, dallimi mes Lëvizjes BESA dhe të tjerëve është se partia e tij do ndryshimin ndërsa ata duan vetëm pushtetin. “Ne duam progresin ata duan të ndrojnë figurat dhe jo mendësinë”, shprehet Hoxha.(INA)