Arjanit Hoxha: Do të zbusim pasojat e krizës

Advertisment

Arjanit Hoxha, së bashku me drejtorin e Agjencionit për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski, drejtori i agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, Zoran Atanasov dhe drejtori i NP për Kullota, Lulzim Fejzula mbajtën takim pune me Lidhjen e shoqatave të ryajtësve të dhenve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua për situatën aktuale në nënsektorin e deleve dhe problemet e shkaktuara nga pandemia globale me Covid – 19, të cilat patën një ndikim të drejtpërdrejtë në këtë nënsektor. Ministri Hoxha informoi ruajtësit e pranishëm të dhenve se MBPEU së bashku me Qeverinë po bëjnë përpjekje serioze për të zbutur pasojat e krizës në të gjithë sektorët e prekur.

Reklame

Gjithashtu u diskutua edhe për angazhimet aktuale në lidhje me pagesën e subvencioneve si dhe krijimin e masave shtesë.

Sipas konkluzioneve nga takimi i sotëm, Ministri Hoxha do të informojë Qeverinë për kërkesat e ruajtësve të dhenve, me qëllim të gjetjes së fondeve shtesë të destinuara për të mbështetur sektorin e dhenve. MBPEU dhe kjo Qeveri vazhdojnë të punojnë në interes të bujqësisë, e cila edhe një herë konfirmon partneritetin për sukses të ndërsjellë.