Arjanit Hoxha priti anëtarët e degëve të Lëvizjes BESA

Advertisment

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha, gjatë ditës së sotme priti për vizitë anëtarët e degëve të Lëvizjes BESA nga komuna e Shuto Orizarës, Bogovinës si dhe Gostivarit.

Vizita ishte në shenjë urimi për pranimin e detyrës së Ministrit Arjanit Hoxha, ndërsa pjesë e bisedës së këtij takimi ishin edhe problematikat dhe vështirësitë që i kanë pasur qytetarët, e veçanërisht problematikat që bëjnë pjesë në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Reklame

Ministri Arjanit Hoxha inkurajoi anëtarët e partisë që të angazhohen në informim të popullatës për përfitimet që kanë bujqit dhe se kjo minsitri do të jetë e hapur gjithnjë për të ndihmuar në maksimum dhe për t’ua lehtësuar kushtet dhe përmirësuar jetesën e qytetarëve.