Arjanit Hoxha: Zgjedhje duhet të kemi, s’kemi parlament funskional, ja si do të realizohet procesi zgjedhor

Advertisment

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha është i ftuar në ‘click-plus’, së bashku me zv/kryeministrinë Bujar Osmani, ku po diskutohet rreth zgjedhjeve si dhe për pandeminë Covid-19. Hoxha ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen, sepse duhet të kemi institucione kredibile dhe parlament funskional.

Më tej Hoxha ka thënë se në këtë kohë po të kishte parlament funskional, as që do të mendohej për zgjedhje parlamentare në këto kushte. “Zgjedhje duhet të kemi, sepse duhet të krijohen institucione kredibile si dhe parlament funksional për t’u menaxhuar më mirë situata të tilla”, deklaroi Hoxha.

Reklame

Arjanit Hoxha gjithashtu ka thënë se në takimin e liderëve ka patur një pajtueshmëri nga të gjithë që, shëndeti i qytetarëve është në radhë të parë.