Arjanit Hoxha zgjidhet shef i shtabit zgjedhor të BESËS

Advertisment

Lëvizja BESA ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë Qendrore të saj, ku është diskutuar për situatën aktuale politike, gjegjësisht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të këtij viti.

Gjithashtu, në këtë mbledhje është zgjedhur edhe kryetari i shtabit qendror zgjedhor, ku unanimisht u vendos që Arjanit Hoxha të jetë shef i shtabit.

Reklame

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Hoxha në profilin e tij në Facebook, në të cilin ka shkruar:

“Ndihem i nderuar që Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA më ngarkoj me detyrën e organizimit të Shtabit Qendror për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 Prillit. Ju faleminderit për mbështetjen dhe na priftë e mbara.

#KohaPërVeprim #meBESË” – ka shkruar Hoxha.