Arjanit Hoxha zgjidhet shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA

Sot u mbajt mbledhja XIX e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, në të cilën u diskutua rreth procesit të riorganizimit të strukturave të Lëvizjes BESA, ku u dha raport i detajuar për të gjitha nëndegët e themeluara deri më tani.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Kryesia Qendrore i propozon Kuvendit Qendror të partisë që për Shef të Shtabit Zgjedhor Qendror të Lëvizjes BESA për zgjedhjet lokale të vitit 2021 të zgjidhet sekretari gjeneral z. Arjanit Hoxha.

Reklame

Kryesia qendrore e Lëvizjes BESA konstatoi se me konsolidimin e tërësishëm të strukturave partiake, jemi gati për t’u futur fuqishëm në zgjedhjet e tetorit.