Arkeologia maqedonase deklarohet si shqiptare dhe zë vendin e punës në Muzeun e Strugës

Advertisment

Në Muzeun e Strugës ”Dr. Nikolla Nezllobinski” së fundi drejt finalizimit janë tre punësime të reja, por edhe këtu vendet e parashikuara për kuadro shqiptarë janë tjetërsuar për maqedonas që janë deklaruar shqiptarë, mëson Strugalajm.

Në pozicionin e arkeologes sipas këtyre informacionave është pranuar një kandidate maqedonase nga Komuna e Debërcës, të cilës i është pranuar e mirëqën vetdeklarimi se i përket etnisë shqiptare, kusht të cilin e parashikonte konkursi i fundit. Jovan Vasileski, ushtrues i detyrës drejtor i Muzeut të Strugës konfirmon se së fundi në këtë institucion janë realizuar tre punësime, ndërsa i pyetur për pozicionin e arkeologes, ai potencoi se komisioni i ngritur për këtë qëllim e mori të mirëqënë deklarimin etnik të kandidates dhe i njëjti vendosi në favor të punësimit të saj.

Reklame

Ndërkohë, i pyetur se sa ligjor është ky veprim, ai potencoi se janë institucione të tjera që duhet t’i intrepretojnë këto raste.(INA)