Arlinda Memetaj, i demantoj gënjeshtrat e Avdulla Memetajt (foto)

Advertisment

Lidhur me një shkrim të botuar dje me autor Avdulla Memetaj, ka reaguar Arlinda Memetaj.
Në shkrim thuhet:

Para fakteve edhe Perëndia hesht
Lidhur me ngjarjen e fundit të familjes sime, heshtja ndonjëherë flet më shumë.
Për t’i demantuar disa mediume të cilët pa dashje, në mungesë të argumenteve apo të shtyrë në mënyra të ndryshme, ose për të krijuar imazhe të rrejshme, shpejtuan për të propaganduar lajm të pakonfirmuar nga të dy palet, por vetëm nga njëra.

Reklame

Ende ekziston shpresa tek unë se drejtësia dhe e vërteta në këtë shtet do të ngadhnjejë.
Dua të ndaj me opinionin publik realitetin në bazë të argumenteve në Vendimin Gjyqësor ku dëshmohet që unë dhe vajzat e mia jemi viktimë të dhunës familjare nga z. Avdulla Memetaj si dhe shumë fakte tjera…