Armata e “Rilindjes” mbyll faqen e JOQ ALBANIA në Facebook!

Advertisment

Është bërë e modës tashmë, që kush nxjerr të palarat e shtetit dhe qëndron krah qytetarëve për të denoncuar problematikat e tyre, sulmohet nga armata e atyre që u cënohet xhepi plot me para. Për të dytën herë, fiks pas një viti, ditën e sotme, është censuruar informacioni i Medias së Shqiptarëve, JOQ ALBANIA-s, duke mbyllur kështu faqen me 2 milionë ndjekës në Facebook.

Pas mbylljes së domainit vitin e shkuar, sot, i njëjti sekt mavi, ka sulmuar faqen e JOQ në Facebook, duke ndaluar kështu zërin e qytetarëve dhe informacionin e paanshëm që media përcjell. Në një situatë të vështirë pandemie, JOQ ALBANIA, kohët e fundit ka nxjerrë në pah hallet e pafundme të shqiptarëve dhe duket fare qartë se për pushtetarët është më e lehtë t’i vënë ‘zinxhir’ gojës së qytetarëve sesa të merren me hallet e tyre të përditshme.

Reklame

Ky sulm, vjen gjithashtu në një kohë, kur vendi është duke pritur Zgjedhjet Parlamentare, dhe frika se “Rilindja” nuk do jetë grupimi që do e kthejë Shqipërinë në Diktaturë, ka bërë që prioritet të jetë censurimi i mediave opozitare dhe ndalimi i fjalës së lirë. Objektivi kryesor i JOQ ALBANIA-s ka qënë, është dhe do të mbetet përherë, bërja publike e problematikave të shqiptarëve dhe zgjidhja sa më shpejt e tyre. Ky objektiv, do vazhdojë të jetë i njëjtë, përsa kohë që JOQ ka në krah shqiptarët, besimin e tyre dhe çdo informacion të drejtë që ata përcjellin.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të themi se po punohet për rikthimin e faqes në Facebook dhe zëri juaj do vazhdojë të jetë po aq i fortë sa ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe që kemi qenë bashkë. Deri atëherë, ju KUJTOJMË që faqja jonë zyrtare e dytë tashmë është JOQ News dhe kini kujdes mos bini pre e mashtrimeve nga faqet e tjera, pasi të gjendur në këtë situatë qëllimi i tyre është vetëm përfitimi.