Armenia bo mbardon qytetin e dytë më të madh azer, ja pasojat

Advertisment

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha të dielën se një civil është vr arë dhe katër të tjerë janë pl agosur nga një raketë e hedhur nga forcat armene në qytetin Ganja.

Armenia ka mohuar se e ka su lmuar vendin fqinj, por lideri i rajonit Nagorno-Karabak – enklavë e kontrolluar nga armenët brenda territorit të Azerbajxhanit – tha se forcat e tij e kanë vënë në shënjestër këtë qytet.

Reklame

Më vonë ai tha se forcat e përkrahura nga Armenia i kanë ndërprerë su lmet për të mos shkaktuar vi ktima në mesin e civilëve, shkruan Reuters.

Më herët, Azerbajxhani paralajmëroi su lme brenda territorit armen për t’i shkatërruar pikat ushtarake nga të cilat po nisen raketat drejt qyteteve azere.

Pse po lu ftojnë Armenia dhe Azerbajxhani?

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991.

Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët.

Para këtij viti, tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një ar mëpushimi të qëndrueshëm.