Arr.estohen 14 shtetase të huaja në Çegran dhe Zhelinë

52
#

Në dy kontrolle të cilat i ka zbatuar policia nëpër objekte hotelierike në Pollog, janë zbuluar më shumë femra të cilat kanë punuar si valltare dhe këngëtare.

Sipas MPB-së, në mëngjes në fshatin Çegran, në një objekt hotelierik, pronë e A.N. (49) nga Çegrani, gjatë ak.sionit policor, janë arr.estuar 11 femra, prej të cilave shtatë nga Shqipëria, një nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut. Ato janë arr.estuar në stacionin policor Gostivar për procedurë të mëtejme.

Në aksionin e dytë në fshatin Zhelinë, Tetovë, në një objekt hotelierik pronë e J.F. (42) nëpunësit policorë kanë arr.estuar tre shtetase shqiptare.

Gjatë fotodokumentimit të ngjarjes nga kr.im – tekniku nga SPB – Tetovë, personi SH.I (48) nga Zhelina, i cili ka qenë mysafir në objekt, e ka pr.ishur rendin dhe qetësinë publike, për të cilin shkak edhe ai u arr.estua.

Në procedurën e ngritur kundër të gjithë të arr.estuarve, do të konfirmohet in.volvimi i tyre në tregtinë eventuale me njerëz dhe qëndrimit joligjor në vend. Pas përfundimit të procedurave, shtetaset e huaja do të dërgohen në sektorin për k.rim tejkufitar, m.igrime, të h.uaj dhe ria.tdhesim.