Arr estohen dy persona pas incidentit në Gjorçe Petrov

Policia sonte në të ashtuquajturën “Rruga e Kaçanikut” ka arrestuar dy persona, të dyshuar për plagosjen sotme të inspektorit të policisë në lagjen “Gjorçe Petrov”.

Ekipi i televizionit Alsat raporton për forca të shtuara policore në këtë rajon, ndërsa nga MPB konfirmuan se janë arrestuar dy persona të cilët me makinë të tipit “Golf” po tentonin të arratisen në këtë rajon.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ndjekja vijon pas një incidenti të armatosur që ndodhi sot pasdite, ku një inspektor policie u plagos në afërsi të rrethrrotullimit pranë kishës në Gjorçe. Jozyrtarisht mësohet se personi i plagosur është Z.R., djali i ish-kryetarit të Bashkësisë Fetare Islamike, Sulejman Rexhepi.

I plagosuri është dërguar në në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Për momentin nuk dihen arsyet e incidentit.