Arr estohen shtatë persona në afërsi të pikës kufitare ‘Bllacë’, prej tyre dy të mitur

Advertisment

Në një pompë benzine afër pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar shtatë persona prej të cilëve dy të mitur, nga Republika e Turqisë. Të shtatë personat janë prezantuar si shtetas të Izraelit dhe policisë i kanë ofruar dokumente izraelite, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21.

“Në 22.01.2020 në ora 01-50 në një pompë benzimi në afërsi të pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar, K.S (20), K.S (46), J.M.M (42) , N.T (46), A.S (27) dhe dy persona të mitur, të gjithë nga Republika e Turqisë, për arsye se pas kontrollit të kryer nga ana e policisë, janë prezantuar si shtetas izraelit dhe policisë i kanë ofruar dokumente izraelite. Personat janë dorëzuar zyrtarëve të policisë nga departamenti për krim ndër kufitar, migracion për procedura të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB./TV21/