Arr estohet Henri Çili, analist, botues dhe pronar i UET

Sot është arr estuar Henri Çili, botues, analist dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës. Newsbomb mëson se pronari i UET është vënë në pranga nga forcat e policisë gjatë mesnatës.

Aksioni ka nisur dje në mbrëmje dhe botuesi është ndaluar sot nga oficerët e policisë Tiranë.

Reklame

Henri Çili fillimisht është mbajtur një orë në drejtorinë e Tiranes dhe pastaj në Drejtorinë e Përgjithshme.

Arr estimi i tij nuk është bërë për llogari të Tiranës, pasi hetimet po kryhen për llogari të një qyteti tjetër, që nuk bëhet ende me dije.

 

Ende nuk janë zbuluar të dhëna të tjera lidhur me arsyen e arr estimit të Çilit, por newsbomb mëson se në minutat në vazhdim policia e shtetit do të dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë detaje rreth kësaj ngjarje që ka tronditur opinionin.

Pas arr estimit të Çilit është rrethuar EUT, ku kanë vijuar kontrollet gjatë mesnatës.

Henri Çili është pronar i UET, njëherazi themelues i botimeve “Mapo”, medie të cilën e ka themeluar në korrik të vitit 2010, por që e ka shitur disa muaj më parë.