Arr estohet ish presidenti i Barcelonës

Klubi i Barcelonës është tronditur paraditen e sotme, pasi ish-presidenti Josep Maria Bartomeu është arr estuar në vazhdën e hetimeve të skandalit që tashmë njihet me emrin “Barca Gate”.

Bëhet me dije se gjithçka është zbuluar një vit më parë nga mediat spanjolle, që me fakte treguan se në listpagesat e klubit “blaugrana” ishte edhe një kompani e specializuar në rrjetet sociale.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Kompania paguhej nga klubi për të diskretituar në rrjet lojtarët e rëndësishëm të skuadrës si Messi, Xavi apo Pique, që ishin kundër linjës së drejtuesëve.

Ndërkaq, hetimet kanë nisur menjëherë pasi lajmi është bërë publik. Ditën e sotme policia zhvilloi kontrolle në selinë e klubit të Barcelonës, ndërsa në pranga është vënë ish-presidenti Bartomeu.

 

Mediat e huaja theksojnë se hetimi është drejt fundit, pasi policia ka sekuestruar prova të rëndësishme dhe sipas tyre pritet të ketë të tjera arr estime.

GALA DE ENTREGA BOTA DE ORO MESSI TEMPORADA 8/19