Arr estohet nëna e vogëlushit që humbi jetën nga zjarri sot në Gostivar

Është arrestuar mbrëmjen e sotme nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën sot nga zjarri në Gostivar.

Lajmin e ka bërë të ditur Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës. Në njoftimin e SPB-së thuhet se nëna e vogëlushit 7-vjeçar, me inicialet S.T nga Resnja, pasi i është ofruar ndihma e parë mjekësore në spitalin e Gostivarit, është dërguar në stacionin policor të Gostivarit, nën dyshimin se ka kryer vepër penale. Në stacioni policor, e lartpërmendura do të qëndroj deri nesër, dhe më pas do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake për t’i dhënë masën e duhur.

Sipas hetimeve të para të Prokurorisë së Gostivarit fëmija 7 vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë flakëve pasi në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë I lidhur me zinxhir në këmbë.