Arrestohen 42 persona, nuk respektuan orën policore

Advertisment

Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së për periudhën (05/06.05) lidhur me kufizimin e lëvizjes së lirë është evidentuar se në mbarë vendin 55 persona kanë shkelur orën policore,

me çrrastë janë arrestuar 42 persona, ndërsa për të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe për të merren masa adekuate.

Reklame

Gjithashtu sipas statistikave të MPB-së gjatë natës së kaluar 159 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 48 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë, janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, me çrrastë nuk është konstatuar asnjë shkelje të kësaj mase.