Arr’estohen dy të rinj nga Tetova, kjo është arsyeja

157
#

“Në rrugën regjionale Tetovë-Bërvenicë, mbrëmë (7-tetotor) rreth orës 20 e 30 minuta, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 23-vjeçarin I.O. nga fshati Trebosh i Tetovës dhe 24-vjeçari K.R. nga fshati Zhelinë.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur kokainë dhe marijuanë” thotë zëdhënësi i SPB-së, Fatmir Rexhepi

Sipas tij dy personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, prej ku edhe do të pasojnë parashtresa adekuate