Arrestohen në Kosovë dy persona të shumëkërkuar në Maqedoni

Advertisment

Ministria e Brendshme e Kosovës gjatë javës së shkuar nga liria ka privuar Besim Krasniqin dhe Fadil Toçin nga fshati Kondovë.

Ata kishin fletë-arrest të lëshuar nga MPB-ja e Shkupit për vepra të rënda penale. “Aksioni për arrestimin e tyre është realizuar në bashkëpunim të ndërsjellë mes INTERPOL-it në Prishtinë dhe MPB-së në Maqedoni”, njoftoi ministri i brendshëm Naqe Çulev në profilin e tij në Facebook.

Reklame

Sipas tij, procedura e mëtutjeshme për ekstradimin e tyre do të koordinohet nga Ministria e drejtësisë.