Arrestohet 30 vjeçari nga Hasanbegu, posedonte pushkë automatike dhe pistoletë

Advertisment

Sot rreth orës 13:00 në rrugën “M.A. Çento” policia ka arrestuar 30 vjeçarin D.F. nga Hasanbegu i Shkupit. 30 vjeçari është arrestuar deri sa po qëndronte në kafene me një polic i cili ka qenë jashtë detyrës. D.F. ka pas të veshur jelek anti-plumb dhe pistoletë “Smit&Veson”.

Gjatë kontrollit të makinës së tij të markës “Seat Ibiza” është gjetur pushkë automatike dhe karikatorë me plumba. Pas dokumentimit të rastit D.F. do të del para Prokurorisë.

Reklame

MPB njofton se në zbardhjen e rastit është përfshirë edhe Departamenti për Kontroll të Brendshme dhe Standarde Profesionale.