Arrestohet 40 vjeçari nga Gostivari, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16 e 30 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar,

ka arrestuar 40-vjeçarin N.S. nga Gostivari, i cili sillej në mënyrë agresive ndaj pjesëtarëve të policisë duke mos iu bindur urdhrave të tyre,

Reklame

deri sa ata ishin duke ndërmarrë veprime zyrtare. Pas një sqarim të plotë dhe dokumentimi të rastit, ndaj tij do të ngritët parashtresë përkatëse./Alsat