Arrestohet moderatori dhe menaxheri Meriton Mjekiqi

Moderatori i emisionit “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, është arrestuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Ai është arrestuar për shkak të një konflikti, që ndodhi në lagjen “Arbëria (Dragodan)” të Prishtinës, shumë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Meriton Mjekiqi përveçse prezantues dhe autor i emisionit “Gjoni Black”, njihet edhe si menaxher i disa emrave të njohur të estradës, ndër ta edhe reperit senzacional të tregut muzikor, Don Xhon. /Telegrafi/