Arrestohet tetovari! Në veturën e tij të tipit “Golf” gjenden substanca narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 24-vjeçar nga Tetova pasi tek i njëjti janë gjetur substanca narkotike.

“Me datë 15.05.2022 në ora 21.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.A. (24) nga fshati Jellovnajë të Tetovës.

Reklame

Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie e ngurtë me ngjyrë të bardhë dhe një thikë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.