#

Drejtuesit e La Ligës dhe Federatës Futbollistike të Spanjës, arritën marrëveshje rreth formatit të garave , me qëllim që të kompletohet sezoni aktual.

Në momentin që aktivizohet La Liga, më 12 qershor, për çdo ditë do të ketë ndonjë ndeshje nga kampionati spanjoll. Gjatë një jave do të zhvillohen ndeshje nga dy javë të futbollit dhe një skuadër mund të zhvillojë ndeshje për çdo 72 orë, ose në çdo 3 ditë.

Poashtu ka marrëveshje që skuadrat që janë në vendet më temperature më të larta verore, si Sevilja ose Barcelona, ndeshjet ti zhvillojnë në mbrëmje. La Liga pritet të mbyllet më 29 korrik, e pastaj skuarat spanjolle do të vazhdojnë garat në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Evropa. Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 11 javë, ndërsa lider aktual pas 27 javë është Barcelona, me 2 pikë më shumë se Real Madridi.