Arrinë në 26 numri i pacientëve të in fektuar me koronavirus

Advertisment

Ministri i shëndetësisë gjatë ditës së sotme edhe njëherë konfirmoi se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë k arritur në 26. Prej tyre 17 janë në Shkup, ndërsa 9 në Dibër.

“Deri në ora 12 numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi është stabile, nuk ka ndryshime nga dita e djeshme. Stabile është edhe gjendja e pacientes që është në aparate për frymëmarrje.
Kemi të regjistruar gjithsejtë 26 pacientë, sot janë testuar 10 pacientë, pozitive kanë rezultuar 3 pacientë. Bëhet fjalë për pacientë nga Shkupi. Një çift bashkëshortor që kanë qëndruar jashtë vendit.

Reklame

Pacienti i parë është në Klinikën për sëmundje ngjitëse, ndërsa dy pacientët e tjerë janë në kurim shtëpiak dhe gjatë ditës do të vendosen në klinikën për sëmundje infektive”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Filipçe rekomandon: Rrini në shtëpi, mos dilni nga shtëpia, me përjashtim kur e keni të domosdoshme.

“Kjo nuk është mahi, duhet të jemi të përgjegjshëm, situata është serioze”, tha Filipçe duke shtuar se duhet pasur parasysh se duhet mbrojtur edhe punonjësit shëndetësor sepse në këto momente ato janë shtylla e sistemit shëndetësorë.