Arritën 10 makinat e para për fshirjen e hapësirave publike e të komunikacionit

Qyteti i Shkupit sot lëshoi në përdorim 10 makina të reja për fshirjen e hapësirave publike dhe të komunikacionit. Makinat do të ndahen në komunat e Shkupit, ndërsa duhet të shërbejnë për pastrimin e trotuareve dhe shtigjeve për biçikleta. Siç paralajmëroi Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, këto janë 10 makinat nga gjithsej 47 që do të blihen këtë vit.

“I shpenzojmë paratë e qytetit për nevojat e qyteti dhe të qytetarëve. E dini se në vitin 2019 filluam me koncept të ri për trajtimin e mbetjeve komunale, atëherë u ble mekanizëm serioz. Kjo e sotmja është faza e dytë, ndërsa në fazën e tretë, këtë pranverë do të arrijnë 37 makina e tjera”, deklaroi Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.