Arsenali çuditërisht rrit çmimin e Xhakës: Arsyeja është shumë interesante

Advertisment

Arsenali e ka rritur çmimin e mesfushorit kosovar, Granit Xhaka, për të fituar më shumë kohë në gjetjen e zëvendësuesit të tij.

Pas një viti aspak të suksesshëm, Xhaka thuhet se është i vendosur të largohet nga “Emirates” këtë muaj, pavarësisht dëshirës së hapur të Mikel Artetas për ta mbajtur atë në klub, transmeton Periskopi.

Reklame

Sipas gazetës gjermane “BZ”, Xhaka është në bisedime me Hertha BSC për një transferim potencial në janar, me klubin nga Bundesliga që është i interesuar për huazimin e tij me opsionin e blerjes permanente për 25 milionë euro, por “Topçinjtë” papritur kanë ngritur çmimin kërkues në 30 milionë euro.

Madje edhe nëse Hertha vendos të rrisë ofertën, nuk është e sigurtë nëse Arsenali do ta lejonte largimin e tij, pasi dëshiron ta gjejë zëvendësuesin e tij para se të japë dritën e gjelbër për largim.

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot besohet se është shumë lart në listën e dëshirave, derisa Boubakaray Soumane i Lilles gjithashtu po konsiderohet. /Periskopi.com/