Arsimi i Grupit të Kumanovës humb babanë: Lamtumirë babushi im

Advertisment

Disa fjalë mallëngjimi të nxjerrura nga thellësia e zemrës për njeriun me vlera të larta në jetën dhe shpirtin tim: Babanë, shokun e fëmijeris sime (sepse prej moshës 16 vjeç më mori diçka tjetër nga ai, e ajo ishte kauza kombëtare në vendin ku aty edhe shërbeva deri diten e sodit ku edhe po frymos). E me një fjalë për krahun tim të djatht po shprehem.
Nuk e xheta një mundësi tjeter për lamtumirën e tij të fundit, e isha i detyruar përmes FB të shprehem…!

Babush e dij që ma ke bë hallall hakun, qysh kur u shfaqa në uniformë të ushtrisë tonë të lavdishme UÇK-së, pas 2 (dy) muajsh që u zhduka nga shtëpia, e ti nuk e dije ku gjindem e si jam. Ishte friga ime që të tregoj,sepse isha djal i vetëm (hasret) dhe akoma pa i mbushur 18 vjet, kurse në radhët e ushtrisë së lavdishme nuk të rekrutonin pa i plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet. Kështu që un u ndjeva shumë keq vetëm për ata 2 (dy)muaj që ju lëndova, sepse sot un vet jam prind dhe e dij rëndësin e asaj periudhe. Pastaj shfaqja ime pas 2 (dy) muajsh tek ju në shtëpi, më shpërthyen lotët kur nëna me lot në sy më dërgoi tek krevati që ishte i shtrirë qysh para 2(dy) muajsh e që e pata lënë shtrirë, e ti babush shka m’the?

Reklame

“Mos loto në sy, se stë ka hije kjo uniformë kshtu”, edhe mi rrëfeve disa fjalë shum të mëdha që më kanë shërbyer sot e kësaj dite..! Jam krenar që të pata, e kush nuk e ka ditur deri sot se çfar rëndësie ke pasur për mua munden me ditë tani se ti ke qen krahu i djathtë i imi- krenaria, mbështetja dhe ky që jam sot e kësaj dite.
Babushi im me të vërtet më dolen fjalet e tua: nuk je më djali im, por je djalë i UÇK-së, hallall e ke hakun bre djal, më the…..!

Babushi im, ti mi rrite fëmijet, ishe prind (gjysh) i shkëlqyeshem e gjithçka për ata.
Ti u sëmure me një sëmundje të rëndë nuk isha afer teje që të shërbej, ti shkove në botën e amshuar dhe të gjithë po të përcjellin në banesën e fundit, vetëm unë jo !!!!???? Do të thot se fjalët e tua ishin të gjitha me vend.

LAMTUMIRË HEROI IM, Lamtumirë i dashuri babushi im, i lehtë të qoftë dheu i Atëdheut!
Lus Allahun e madhërishëm që të shpërblej me gradën më të lartë të xhenetit (Firdeus), na bashkoftë Allahu në botën e përjetshme përgjithmonë. Tani do i percjellim hapat e tu: pak fjalë dhe shum punë! Unë tani do të jem krahu i djath’t për fëmijët e mij, asgjë tjeter…!
Me mall nga burgu djali jot Arsimi…!!!