Arsovska parkun e madh që e premtoi në Çair tani do ta bën në Karposh

Në konferencën e sotme për media, Danella Arsovska dha një informatë e cila do ti zhgënjejë banorët e Çairit. Më saktësisht parkun e madh të cilin tha se do ta bën në Çair, tani i bie se do ta bën në Komunën e Karposh-it.

Në pyetjen se në cilin loakcion më saktësisht do të bëhet parku i madh i cili u premtua në Çair, Arsovska tha se hapsira të cilën ajo e planifikon është hapsirë afër “Akuaduktit të Shkupit”, hapsirë kjo e cila i përket komunës së Karposhit.

Shtrohet pyetja, cila është arsyeja që Danella Arsovskën i ra “pishman” premtimit të saj që investimin që ua premtoi qytetarëve të Çairit, komunë kjo e cila sigurtë do të udhëhiqet nga një kryetar shqiptarë, do të kalojë në duart e një komune tjetër? A po bien maskat e zonjës Arsovska pas triumfalizmit të VMRO-së në raundin e parë në raport me “dashurinë” e saj ndaj votave të shqiptarëve?

Arsovska njëherit tha që mundësi për tu bërë edhe një park shtesë ka edhe në lagjen topanë. Është e dukshme që zonja Arsovska nuk ka shumë njohuri në lidhje me urbanizmin e dendur që ka kjo lagje.

Nese po, atëherë shtorhet pyetja, a është plani i Arsovskës që të rënojë shtëpi të banorëve të kësaj lagje vetëm e vetëm të ndërtojë një park?

Gjitha këto dilemma qytetarët e Çairit do ti qartësojnë pas ditës së diel kur do e kemi të gjithë të qartë se kush do të mer timonin për të udhëhequr me Qytetin e Shkupit.