Arsyeja pse Ibrahimovic qau në konferencën për shtyp…(VIDEO)

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, nuk i mbajti lotët në konferencën për shtyp, të cilën e ndali për disa sekonda që ta merrte veten.

39-vjeçari është kthyer te kombëtarja e Suedisë pas mungesës pesëvjeçare, duke qenë se u pensionua në vitin 2016.

Reklame

Ai ka vendosur ta vë në dispozicion të përfaqësuese përvojën e tij, meqë po kalon formë fantastike prej se u kthye te Rossonerët.

Në konferencën për shtyp me rastin e rikthimit të tij, sulmuesi veteran ishte emocional dhe qau në momentin kur u pyet se çfarë kishin bërë djemtë e tij, Maximilian (14 vjeç) dhe Vincent (12 vjeç), kur ai u pensionua pas ‘Euro 2016’ dhe tash kur vendosi të rikthehej në përfaqësuese.