Arta Bajrami kthehet fuqishëm, ka një mesazh për gjithë (Foto)

Këngëtarja e mirënjohur, Arta Bajrami, gjithmonë befason ndjeksat e saj me paraqitjen që merë duke luajtur me llukun e saj.

Së fundmi ajo ka bërë një ndryshim goxha të madh në stilin e flokëve. Bukuroshja ka bërë flokët ngjyrë të kuqe, që e ndryshon atë shumë nga qka jemi mësuar ta shohim.

Artistja e shumë hiteve ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram fotografi me flokët e re ku ka të veshur një komplet të zi dhe një bluzë që i thekson gjoksin.

Derisa në mbishkrim ajo është shprehur, “Unë asnjëherë nuk mundohem të bëhem diçka që nuk jam ose të bëhem fallco?! Asnjëherë ! Jam kjo e Arta”.

Kujtojmë se kënga e fundit e saj është “Halita” në bashkëpunim me vëllaun e saj, Don Arbas, ndërsa bukuroshja ka paralajmëruar se është duke pregatitur projekte të reja muzikore. /Kosovarja