Arta Bilalli-Zendeli: Nuk propozojmë datë fikse, sepse varemi nga gjendja me virusin

Advertisment

Arta Bilalli- Zendeli nga BDI, thotë se BDI-ja nuk ka propozuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak se realizimi i këtij procesi varet nga gjendja me virusin në vend, pra nga numrat e te prekurve me këtë virus.

Sipas saj, do të ketë edhe mungesë apo kufizim të numrit të njerëzve që do të angazhohen në vendvotime apo nëpër Komisionet Komunale gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, pasi me hapjen e kufijve qytetarët kanë nevojë edhe për pushime.