Arta Tahiri – Rexhail Ismailit: Kujdes me fjalët (VIDEO)

141

Drejtuesja e emisionit “Rruga Drejt…” Arta Tahiri, gjatë një debati me deputetin e BDI-së, Rexhail Ismaili, i’a ka tërhequr vërejtjen atij të ketë kujdes me fjalët që përdorë në emision.

Nga promo e emisionit që televizioni Alsat ka publikuar në Facebook, nuk mund të kuptohet saktë se cilat janë fjalët e pamatura që ka përdorur Ismaili dhe që kanë nxitur reagimin e gazetares së njohur.

Rexhail Ismaili, i cili aktualisht ushtron mandatin e tretë të deputetit, u bë i njohur në opinion pas konfliktit fizik në Parlament mes deputetëve shqiptarë që ndodhi vite më parë.

Debati i ashpër në “Rruga Drejt…” mes përfaqësuesve të BDI-së, ASH-së dhe Alternativës, trasnmetohet sonte në ora 20;40.