Arta Toçi: Fëmijët tonë po shkollohen në ‘shtet tjetër’, atyre u është marr e drejta e arsimit

29
#

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Arta Toçi sot në emisionin Click Plus ka diskutuar për problemet që ka shoqëria në arsim. Ajo ka përmendur rastin e Vizbegut, ku nxënësit shqiptarë, detyrohen vetë të paguajnë transportin publik ndërsa të njëjtin duhet ta kenë të siguruar nga ana e institucioneve. Duke përmendur rastin e fëmijëve shqiptar në Çuçer Sandevë Arta Toçi ka theksuar, se nxënësit e atjeshëm mësojnë në ‘shtet tjetër’, ku u ndalohet edhe e drejta themelore për arsim.

Ajo ka kritikuar pushtetin se po e degradon arsimin, duke përmendur edhe rastin e Komunës së Tetovës ku kryetarja Arifi vazhdimisht premton dhe nuk e ndërton Shkollën Fillore në Reçicë të Vogël. Ndërsa ka replikuar bashkëbisedueset duke u thënë, që nëse duan të shohin realitetin e arsimit, të vëzhgojnë nxënësit e Idrizovës, ku objektin e kanë, ndërsa nuk lejohen të zhvillojnë mësimin.