Artan Grubi, burrështetas që ecë pas politikave të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti

Artan Grubi është një politikan i gjeneratës së re në Maqedoninë e Veriut që me shpejtësi të madhe po bëhet një burrë shteti shumë serioz, shkruan portali AMERIKA-RADIO.

Para vitit 2010 ishte i angazhuar në sektorin civil përmes organizatës ZGJOHU e cila ishte organizata më zhurmshme për të parandaluar projektet antishqiptare sic ishin zhdukja e artefakteve në Kalanë e Vjetër të Shkupit, projekti monoetnik SHKUPI 2014 dhe shumë projekte tjera.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Më pas u angazhua në partinë politike shqiptare, BDI të drejtuar nga Ali Ahmeti.

Në BDI si shef kabineti kryetarit të partisë dhe deputet në Parlament, Grubi u bë deputeti dhe politikani më produktiv pas vitit 2010.

Pas publikimit të aferës së përgjimeve dhe tronditjeve të mëdha politike në vitin 2015 ku akuzohej ish kryeministri, Nikolla Gruevski për përgjim ilegal, në gjithë negociatat mes pushtetit dhe opozitës, negociatori më energjik dhe më aktiv për të rrumbullaksuar Marrëveshjen e Përzhinës, ishte Artan Grubi.

Ai ishte në politikan i ri që kishte simpati të faktori ndërkombëtar, që përfaqësonte politikat e shkëlqyera të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Disa vjet ishte deputet në Parlamentin e Maqedonisë, tani zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshme për të rezistuar, një aftësi të habitshme këmëngulëse në kërkesat shqiptare, një dëshirë të çeliktë për të luftuar diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve, por edhe një fat demokratik që të jetë njeriu më i besueshëm i politikave të Ahmetit.

Shef kabineti, deputet, zëvendëskryeministër i parë, një arritje politike imponuese e jetës së tij.

Artan Grubi është politikani, që nuk përfilli qëndrimet e lëkundura, frikët dhe synoi që top prioritet e kryetarit Ahmeti si integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ecuria drejtë anëtarësimit në BE të bëhen realitete.

Ai tregoi instinkt politik, historik në atë moment kur duhej ta tregonte, siç ishte rasti me sistematizimin e mbi 1000 administratorëve shqiptarë që plot 10 vite merrnin rroga dhe qëndronin në shtëpi për shkak të politikës maqedonase e cila nuk dëshironte që shqiptarët të jenë pjesë aktive e institucioneve dhe të bëjnë karrierë profesionale , por të prezantohen para botës se këta administrator janë të pavlerë.

Me këto projekte, për një kohë të shkurtër ai u bë politikani me peshë të madhe në BDI.

Artan Grubi megjithatë nuk është vetëm një patriot, politikan dhe diplomat shqiptar, i cili e shfrytëzoi dhuratën e shndërrimeve historike në Maqedoninë e Veriut e cila përfundimisht zgjodhi problemin e emrit me Greqinë dhe u anëtarësua në NATO, falë këmbëngulësisë së kryetarit të BDI, Ali Ahmeti që plot 20 vite është politikani më i besuar te shqiptarët e Maqedonisë.

Artan Grubi është një politikan i respektuar nga SHBA dhe një evropian i bindur. Një politikan, i cili për më shumë se 10 vjet dhe në takime të panumërta evropiane të nivelit të lartë ishte gjithmonë i gatshëm për ta avancuar statusin e shqiptarëve dhe për të integruar Maqedoninë në BE.

Artan Grubi është një politikan që përfaqëson njëkohësisht partinë më të madhe shqiptare-BDI në Maqedoninë e Veriut.

Një burrë me vendosmëri të madhe personale që ecë pas politikave të Ali Ahmetit, i cili atë që e konstaton të drejtë, edhe e arrin. Kjo e bën atë, veçanërisht në Maqedonin e Veriut, një politikan të respektuar, por edhe para faktorit ndërkombëtar.