Artan Grubi: Nën qielli ynë kulturorë, do ta mbaj mend e kujtojë përjetë Adem Mikullovcin si një figurë të paarritshme

Advertisment

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka ngushëlluar familjen e aktorit Adem Mikullovci, i cili vdiq sot në moshen 83 vjeçare.

Grubi tha se me dhembje të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të skenës dhe ish-deputetit Adem Mikullovci.

Reklame

I madhi Ademi Mikullovci me shumë zotësi e përdori si qëllim për emancipimin e çështjes shqiptare në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Arti humbi një aktor të madh, i cili jetën e tij asnjëherë nuk e ndau nga angazhimi qytetar, duke qenë edhe delegat i Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, për ta përfunduar angazhimin e tij politik në mandatin e kaluar si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nën qielli ynë kulturorë, do ta mbaj mend e kujtojë përjetë Adem Mikullovcin si një figurë të paarritshme. Familjes dhe miqve, ngushëllime! u shpreh Grubi.