Artan Grubi vizitoi Prishtinën

Advertisment

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi sot në Prishtinë karealizuar një takim pune me zëvendëskryeministren e Republikës sëKosovës, znj. Albulena Balaj-Halimaj.

Në këtë takim u bisedua për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku të dy zëvendëskryeministrat Grubi dhe Balaj Halimaj morën përsipër që këtë mbledhje ta realizojnë sa më shpejtë që është e mundur, pasi që ka shumë çështje për të diskutuar dhe shumë marrëveshje për të nënshkruar.Grubi dhe Balaj gjithashtu diskutuan edhe për interkonekcionin me gaz të Republikës së Kosovës, proces ky i cili duhet të bëhet përmes Maqedonisësë Veriut.

Reklame

Zëvendëskryeministri i parë, z. Artan Grubi e informoi zëvendëskryeministren e Kosovës, znj. Albulena Balaj Halimaj se tashmëka filluar studimi i fizibilitetit që financohet nga Fondi Investues përBallkanin Perëndimor dhe kjo do të jetë në interes të jashtëzakonshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, jo vetëm për arsye të çmimit të energjisë elektrike, por edhe mbrojtjes së ambientit.

Grubi dhe Balaj shkëmbyen mendime edhe rreth autostradës Shkup-Bllacë,që do të ndërlidhet me autostradën që shpie deri në Prishtinë.Grubi i tha homologes së tij të Kosovës se në Maqedoni të Veriut,Qeveria tashmë ka emëruar z. Ejup Rustemi për drejtor të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore të Maqedonisë”, me të cilin brenda 1 jave ka mbajtur dy takime dhe që tashmë kanë nisur në mënyrë intensive t’i qasenkësaj rruge.

Sipas Grubit, 90 për qind e eksproproimit të tokës është kryer dhe 10 për qindëshi i cili ka mbetur do të përfundoj brenda 1 apo2 jave më së voni, ndërsa punimet tashmë tre ditë kanë filluar në dykilometrat e parë.Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka përsëritur qëndrimine tij se shpreson që deri në përfundim të mandatit 4 vjeçar të qeverisë,qytetarët e të dyja vendeve të kenë mundësinë që nga Shkupi në Prishtinëdhe anasjelltas të mbërrijnë për 40 minuta, duke vijuar edhe methemelimin e pikës së përbashkët kufitare midis Maqedonisë së Veriut dheKosovës me qëllim që qytetarët të mos kenë nevojë të ndalen në dy pikakufitare, si një hap për ta larguar përfundimisht kufirin midis nesh dhenga një One Stop Shop të bëjmë Non Stop, të kalojmë pa kufij midis dy vendeve tona.

Në fund të këtij takimi, Grubi dhe Balaj Halimaj kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin në sferën e turizmit, në veçanti për Kodrën e Diellit nëMaqedoni të Veriut si dhe Brezovicën në Kosovë, ku përmes partneritetit publiko-privat dhe fondeve evropiane të ndërtohet një qendër epërbashkët turistike që do të jetë më atraktivja në Evropën Juglindore.