Artan Hoxha jep paralajmërimin e fortë: Njerëz bëni kujdes! Kam frikën e këtij lajmit

Advertisment

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit. Sipas Hoxhës kjo nuk ndihmon as “çunat”, siç thotë ai, kultivuesit e përhershëm të kanabisit në vend. Ndërkaq, Hoxha solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut që është marrë si shembull.

“Kam frikën e këtij lajmit se do të legalizohet. Kjo teoria e legalizimit për mua është një përrallë shumë e bukur. Nëse na del djalë do themi ja ne e paralajmëruam, por kishim të tjera, dhe nëse del vajzë do thonë kjo punë e këtyre në sajë të punës që bëmë ne. Policia poshtë sillet në varësi të pushtetit lart.

Reklame

Njerëz bëni kujdes, se Shqipëria i ka provuar pasojat! Ne kemi parë se si janë katandisur të rinjtë. Këtë vit jemi në një situatë të ngjashme dhe kemi ende kohë të parandalojmë. Fakti që kryeministri ka hedhur idenë e legalizimit, është thjeshtë një grep që është hedhur. Kanabisi mjekësor nuk ka lidhje me kanabisin që mbjellin çunat në Shqipëri.

Kanabisi mjekësor, dhe shembulli është Maqedonia e Veriut. Aktualisht janë 27 kompani që po e kultivojnë, mes tyre ka edhe biznesmenë shqiptarë. Kam takuar edhe shqiptarë që kanë punuar. Ky lloj legalizimi nuk ndihmon fermerët. Nuk ndihmon as çunat që merren me narko-kulturë. Në Maqedoni kjo kompani ka arritur të shesë vaj. Por që të prodhosh vaj kanabisi duhet të kesh një laborator që kushton. Në Shqipëri janë kazanë bakri. Kjo që thotë kryeministri është lojë. Nuk sjell të ardhura. Në Maqedoni të gjithë ata që e kanë prodhuar e kanë stok, sepse në Maqedoni nuk lejohet shitja e kanabisit, por vetëm vaji.

Industria që flet Rama nuk ka lidhje. Ato që do e prodhojnë duhet të kenë leje. Atë do ta bëjnë kompani të mëdha. Thjeshtë shteti do përfitojë para nga takat që do u marrë. Është biznes për ata me kostum dhe kollare. Nuk është për fermerët”, u shpreh gazetari për Abc News.