As hoxhë, as prift/ Rama: I kam përdorur fjalët e sh enjta shpesh, sepse…

Advertisment

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të huaja në Pallatin e Brigadave ka komentuar etiketimin e tij që i është bërë kohët e fundit si hoxhë apo prift pas përdorimit të fjalëve të shenjta.

Rama tha se ato janë një pasuri për gjithë njerëzimin dhe nuk janë monopol i atyre që shkojnë në kisha apo në xhami.

Reklame

“I kam përdorur shpesh fjalët e shenjta gjatë këtyre ditëve dhe kam parë që disa kanë perceptuar gabimisht një hoxhë apo prift, unë mendoj që fjalët e shenjta janë pasuri e gjithë njerëzimit dhe nuk janë monopol i atyre që shkojnë në kisha apo në xhami”.