As kjo martesë nuk i shkoi gjatë, Fjolla Morina ndahet nga biznesmeni!

Fjolla Morina ka disa ditë që është liruar nga paraburgimi.

Atë jemi mësuar ta shohim aktive në rrjetet sociale teksa ndan imazhe të shumta nga përditshmëria, shkruan Indeksonline.

Fjolla Morina veshi fustanin e bardhë në Maldive – Gazeta Online INSAJDERI
Mirëpo kësaj radhe ajo befasoi të gjithë duke u ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale.

Ajo e cila e përforcon më shumë mendimin për ‘ndarje’ mes çiftit është se bashkëshorti i saj, Fisniku, ka fshirë të gjitha imazhet nga kjo platformë.

Po ashtu as në Instastory nuk ka asnjë imazh ku ka pozuar krahë Fjollës.

Ndryshe, dyshja kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në ishujt Maldives në muajin maj, teksa kanë ndarë imazhe të bukura nga vendi përrallor./Indeksonline/