As meditim e as leksilium, ministri Filipçe zbulon nga vjen qetësia e tij

Advertisment

Pas konferencës së sotme për shtyp, ministri Venko Filipçe, falënderoi mediat për marrëdhënien korrekte gjatë gjithë kësaj periudhe.

Qetësia e tij gjatë daljeve të tij publike dhe durimi i tij që ka pasur tashmë katër muaj që nga fillimi i epidemisë për t’u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, pa dallim nëse pyetjet janë logjike apo të arsyeshme, shpesh herë është përfolur se nga vjen qetësia e tij. A janë barnat, ushtrimet apo meditime, këto janë supozimet që shpesh mund të hasen në rrjetet sociale.

Reklame

Në intervistën e tij për ‘Fokus’, Filipçe sqaroi se joga, meditimi apo barnat për qetësim sikurse leksiliumi, nuk janë pjesë e jetës së tij.

“Absolutisht nuk praktikoj apo nuk përdor asgjë, as joga, as meditim ose leksilium. Kjo është e vërtetë. Vetëm po dëgjoj me vëmendje gjatë gjithë kohës konferencat për shtyp. Gjithmonë kam qenë i qetë, nuk më ka ndodhur të rri dhe të punoj në mikroskop me orë të tëra”, thotë Filipçe.

Në pyetjen nëse ai edhe me shoqërinë është i qetë, apo nëse i ndodh të ngrit zërin me të afërmit, në shtëpi, ai thotë se qetësia është pjesë e karakterit të tij.

“Me shoqërinë asnjëherë nuk ka ngritur tonin, me më të afërmit mund të ngritin pak zërin, por qetësohemi pas tre minutave, ndërsa në shtëpi nuk guxoj”, e thotë pak si në shaka Filipçe.

Ai shton se coronavirusit i ka ndihmuar në komunikim dhe se të gjitha pyetjet i dëgjon me seriozitet.

“Kjo krizë ma ndryshoi perceptimin tim për gazetarët. E vura veten në vend të tyre, dhe u përpoqa të shoh nga perspektiva e tyre. E gjithë kjo më ndihmoi në komunikim”, sqaroi ministri i cili që nga fillimi i epidemisë është në kontakt të vazhdueshëm me opinionin dhe mediat./Telegrafi/