ASH-AAA i kthen përgjigjen Spasovskit: Ke mentalitet shovinist!

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski, i cili tha se opozita shqiptare nuk e di se çfarë do, lidhur me propozimin-ligjin për shtetësinë.

“Oliver Spasovski vazhdon të këmbëngulë në mentalitetin e tij shovinist, mundohet të bindë opinionin se ka të drejtë për diçka që nuk është kompetencë e tij.

Reklame

Propozues për ndryshim të ligjit për shtetësi është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, mendime as që kemi kërkuar as që do të kërkojmë dhe as që ka të drejtë MPB-ja të japë mendim për ligjin në fjalë, kur askush nga ato e sidomos kërkuesit e ligjit nuk kanë kërkuar një gjë të tillë.

Spasosvski udhëheq një institucion që në vazhdimësi diskriminon qytetarët e saj në baza etnike duke i privuar nga e drejta për të marrë shtetësi”, theksoi ASH-AA.

Ky koalicion i ka bërë thirrje ministrit Spasovski të njoftoj opinionin se sa është numri i personave pa shtetësi në RMV dhe të heqë dorë nga tendenca për të mjegulluar opinionin me letra dhe mendime të kota, sepse s’kemi nevojë për mendim nga ju.

Çfarë të themi për Nazim Bushin përveç se turp e faqja e zezë që toleron këtë racizëm dhe shovinizëm ndaj shqiptarëve. Debati dhe të gjitha procedurat për ligjin në fjalë zhvillohen në Kuvend dhe në përputhshmëri me rregulloren e Kuvendit dhe jo nëpër ministri që kanë obligime të tjera komfor kushtetutës“, thekson ASH-AAA.

Spasovski theksoi sot se ligji për shtetësinë i propozuar në Kuvend nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, është i pakuptueshëm se çfarë dëshirojnë të arrijnë.

“Sjella e zgjidhjeve të këtilla, si të them, para së gjithash janë pamflete politike. Nga vetë teksti i ligjit që do ta shihni, nuk do të kuptoni se çfarë duan ata që e kanë propozuar. Mendoj se nuk kemi zgjidhje të përhershme. Ne na duhet zgjidhje e përhershme, mbrojtje e interesave shtetërore e nacionale dhe mbrojtje e qytetarëve që janë këtu dhe duhet ta marrin shtetësinë”, tha Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Mendimi i MPB-së që ditë më parë u dorëzuar në Qeveri, sipas Spasovskit, për bazë ka interesin shtetëror. (INA)