ASH-AAA me 75 padi në Gjykatën Administrative për parregullësi në zgjedhje

Advertisment

Deri te Gjykata Administrative sot deri në orën 18 padi kanë dorëzuar koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, partia Integra si dhe një qytetar për shkelje të të drejtës së votës.

Nga Gjykata Administrative për MIA-n informojnë se përveç dy padive zyrtare, kanë arritur edhe 75 padi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Reklame

“Po vijon regjistrimi i padive nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas çka do të publikohet në ueb-faqen”, – informojnë nga Gjykata Administrative.

Në Gjykatën Administrative po vijon debati publik për padinë e parashtruar nga Zhivka Arsovska, nga Kumanova, për shkatërrimin e vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor për shkelje të të drejtës së votës.

Paraprakisht sot në orën 14:50 në Gjykatën Administrative është dorëzuar dhe shënuar edhe një padi nga parashtruesi INTEGRA Partia Konservatore Maqedonase për mbrojtje të të drejtës së votës të parashtruesve të listave.

Nga Gjykata Administrative, theksojnë se për mbajtjen e seancës publike do të informojnë në mënyrë shtesë.